Ndërlidhjet

NJU JORK


Policia në Nju Jork, Nju Jersey dhe në Uashington ka ngritur shkallën e gatishëmrisë pas paralajmërimeve të djeshme të sekretarit për Siguri Kombëtare Tom Ridge se Al Qaida po planifikon sulme terroriste.
Prefekti i Nju Jorkut Michael Bloomberg ka thënë se do të merren të gjitha masat për të parandaluar sulmet:
"Sekretari Tom Ridge ka ngritur shkallën e gatishëmrisë pas infomatave të besueshme të shërbimeve të zbulimit se Al Qaida ka në shënjestër institucionet financiare vecanërisht, bursën e Nju Jorkut dhe ndërtesat e kompanisë Citigroup," ka thënë Bloomberg.
Në shënjestër të Al- Qaidës janë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington.
XS
SM
MD
LG