Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka mbështetur krijimin e postit të ri të drejtorit të përgjithshëm të shërbimeve të zbulimit, që do t'i mbulojë aktivitete e brendshme dhe të jashtme të shërbimeve amerikane të zbulimit në luftën kundër terrorizmit.
"Drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të zbulimit do të shërbejë si një këshilltar i presidentit dhe do të mbulojë dhe koordinojë aktivitetet e brendshme dhe të jashtme të shërbimeve të zbulimit", ka thënë George Bush. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë Bush tha se shefi i ri i shërbimeve të zbulimit do të emërohet nga presidenti dhe do të miratohet nga Senati:
"Mënyra më e mirë për ta mbrojtur Amerikën është, që të rrimë në ofensivë. Është një nocion qesharak të mendohet se nëse Shtetet e Bashkuara janë në ofensivë, më shumë njerëz do të dëshirojnë të na sulmojnë," ka thënë Bush.
Bush ka bërë këto komente një ditë pasi sekretari për Siguri Kombëtare Tom Ridge ka kërkuar ngritjen e shkallës së gatishmërisë në Uashington, Nju Jork dhe Nju Jersey për shkak të kërcënimeve terroriste. Ndërkohë, kandidati demokrat për president John Kerry ka thënë se politika e George Bushit ka inkuarajuar rekrutimin e terroristëve dhe ka dështuar ta bëjë Amerikën më të sigurt. Ai tha se nëse Bush dëshiron krijimin e postit të ri të shefit të shrëbimeve të zbulimit duhet ta mbledh Kongresin dhe të fillojë punën menjëherë.
XS
SM
MD
LG