Ndërlidhjet

NJU JORK


Statuja e Lirisë sot do të rihapet për vizitorët, për herë të parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, kur u mbyll për shkaqe sigurie. Larry Parkinson, zyrtar për sigurinë e monumentit tha se janë ndërmarrë masa të mjaftueshme sigurie".
"Janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e këtij vendi. Vazhdimisht jemi duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me partnerët tanë në Nju Jork City, të cilët njëherit kujdesen për sigurisë e Monumentit te Lirisë" tha Parkinson.
Për sigurinë e monumentit janë shpenzuar mbi 30 milionë dollarë donacione, kurse vizitorëve nuk do t'u lejohet ngjitja në kurorën e saj.
XS
SM
MD
LG