Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë, një polic irakian dhe tre anëtarë të Gardës Kombëtare të Irakut kanë humbur jetën në incidente të ndara gjatë 24 orëve të fundit. Incidenti i fundit ishte shpërthimi i një automjeti-bombë në Bakuba.
Në Qerbela mbi 3 mijë mbështetës të klerikut radikal, Moqtda Al-Sadr, kanë protestuar duke kërkuar lirimin e një kleriku lokal, të arrestuar nga forcat e koalicionit.
Mëngjesin e sotëm është sulmuar dhe transportuesi i naftës në qytetin Bexhi, 220 kilometra në veri të Bagdadit, që lidh fushat e naftës së Kirkukut me portet turke.
Ndërkaq Shoqata e transportuesve Ndërkombëtarë të Turqisë ka ndërprerë transportin për trupat amerikane në Irak, pasi një punonjës i kësaj kompanie u rrëmbye dhe u ekzekutua nga militantët.
XS
SM
MD
LG