Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtarja amerikane, Lynndie England, do ketë një seancë dëgjimore , gjatë së cilës do vendoset nëse kundër saj do ngrihen akuzat për keqtrajtim të të burgosurve në burgun Abu Graib.
England, së bashku me gjashtë ushtarë të tjerë amerikanë, është shfaqur në fotografitë e të burgosurve irakinë të zhveshur, foto për të cilat presidenti Bush ka kërkuar falje.
Në të tjera zhvillime gjatë ditës trupat daneze në Irak kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse ka pasur raste abuzimesh me të burgosurit edhe nga trupat daneze.
XS
SM
MD
LG