Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë po i tërheqin vërejtjen Iranit se do të përballet me sanksione ndërkombëtare nëse nuk pranon të bashkëpunojë me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore.
Presidenti Bush së fundi ka bërë të ditur se po punohet së bashku me Francën, Britaninë dhe Gjermaninë për të bindur Iranin të jetë i hapur lidhur me programet bërthamore.
"Ne po i kushtojmë vëmendje Iranit dhe kështu ka ndodhur që kur kam marrë detyrën e presidentit. Ne punojmë së bashku me miqtë tanë për të ushtruar presion ndaj mullahëve dhe klerikëve të tjerë që drejtojnë Iranin, të dëgjojnë kërkesat që vijnë nga bota e lirë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG