Ndërlidhjet

logo-print

ARSYETIMET E GABUESHME PËR PARANDALIM


International Herald Tribune

Administrata e presidentit amerikan, George Bush e ka ndryshuar qasjen lidhur me programin e armatimit bërthamor të Koresë Veriore. Administrata ka sugjeruar se lideri veri-korean, Kim Jong Ill po e ndjek shembullin e Muammar el–Qaddafit. Nënsekretari amerikan i shtetit, John Bolton, e ka ftuar Korenë Veriore që ta ndjek rrugën e "zgjedhjes strategjike" të Libisë dhe vullnetarisht e tërësisht, të tërhiqet nga programi për armatim bërthamor. Nëse qasja e re amerikane ndaj Koresë Veriore është e bazuar në vlerësimet se Libia veproi për t'ju shmangur një sulmi parandalues, atëherë ky parashikim ka të meta.

Invadimi parandalues i Shteteve të Bashkuara në Irak nuk ka luajtur rol të madh në vendimin e Libisë për normailizim të situates. Për dallim nga vlerësimet e adnministratës së presidentit Bush, demontimi i programit të armatimit të Libisë nuk është provë se funksionon politika e sulmeve parandaluese dhe është jo e sinqertë të paraqiten argumente se kjo politikë do të prodhoj rezultate të ngjashme në Korenë Veriore. Ekzistojnë disa probleme me pohimet sipas të cilave vendimi i zotit Qaddafi për armatim ndërlidhet drejtëpërsëdrejti me politikën e jashtme agresive të Shteteve të Bashkuara. Libia ka shqetësimet e veta sociale, ekonomike dhe politike dhe këto shqetësime, në radhë të parë, kishin të bënin me përpjekjet e zotit Qaddafi për të mbetur në pushtet.

Është e mundshme që politika e administratës së George Bushit i ka dhënë një shtytje përpara liderit të Libisë, por diskutimet për kthimin e Libisë në Bashkësinë Ndërkombëtare kanë filluar nën administratën e ish presidentit Clinton. Në vitin 1999 Libia i dorëzoi dy persona që ishin të përfshirë në sulmin e aeroplanit Pan Am 103 në Lockerbie të Skocisë, që kishte ndodhur para një dekade. Po ashtu, Libia ishte pajtuar për të paguar kompensimet për viktimat e sulmit të një aeroplani tjetër UTA 772, përplasja e të cilit i kishte gjurmët në Libi. Diskutimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Libisë për programin e armatimit për shkatërrim në masë kishin filluar po në atë kohë. Këto diskutime përfundimisht sollën fruta vjeshtën e kaluar me vendimin e zotit Qaddafi që të tërhiqet nga këto armatime. Është e vërtetë se kjo shpallje u bë pasi u shkatërrua regjimi i Saddam Husseinit, por do të ishte gabim që këto dy ngjarje të ndërlidhen.

Për 35 viteve Muammar el-Qaddafi i ka shfrytëzuar të ardhurat nga nafta për ta blerë besnikërinë nga shtetasit e Libisë…ndonjëherë në formë të dhuratave të drejtëpërdrejta për njerëzit me ndikim dhe për liderët e fiseve por, edhe në formën e kujdesit shëndetësor të financuar nga shteti, me projektet e mëdha të zhvillimit urban dhe me shkollimin e përgjithshëm të pa pagesë. Por, dy dekadat e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe të Kombeve të Bashkuara i kanë ulur të ardhurat e Libisë nga nafta. Fushat e naftës po zvogloheshin, ndërsa Libisë i ishte ndaluar importi i teknologjive të reja për nxjerrjen e naftës. Pra, politika e parandalimit nuk ka funksionuar në Libi, dhe vështirë se do të funksionoj edhe në Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG