Ndërlidhjet

SHKUP


Diplomati suedez, Michael Sahlin, morri detyrën si i dërguar i Bashkimit Evropian në Maqedoni, duke zëvendësuar diplomatin danez, Soren Jesen Petersen, i cili ka marrë drejtimin e UNMIK-ut.
"Problemet me të cilat po përballet Maqedonia dhe qytetarët e saj janë themelore për procesin e reformave të kërkuara për të arritur stabilitet dhe zhvillim si dhe për të përmbushur kriteret e kërkuara në procesin e integrimit euro-atlantik", thuhet në një deklaratë të Sahlin me rastin e marrjes së detyrës.
Më tej ai ka theksuar mbështetjen për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
XS
SM
MD
LG