Ndërlidhjet

NJU JORK


Statuja e Lirisë në Nju Jork u rihap sot për vizitorët, për herë të parë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Mbyllja e njërës prej simboleve amerikane për vizitorët u bë për shkaqe sigurie. Momentalisht mbikqyrja e monumentit është në shkallën më të lartë dhe masat e sigurisë kanë kushtuar 30 milionë dollarë. Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg.
"Të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbyllim dyert është ajo që synojnë të arrijnë terroristët. Dhe mendoj s enuk ka ditë më të përshtatshme se kjo për të organizuar një ceremoni të tillë, ku ne i themi botës "Kjo është Amerika dhe amerikanët, të fortë dhe që e cmojnë lirinë e tyre", tha Bloomberg.
Statuja e Lirisë është dhuratë nga Franca për Shtetet e Bashkuara në vitin 1886.
XS
SM
MD
LG