Ndërlidhjet

PRAGË


Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe 16 janë plagosur në përleshjet ndërmjet kryengritësve dhe policisë irakiene në qytetin verior të Irakut, Mosul.
Raportohet se në përleshjet nuk kanë marrë pjesë trupat amerikane.
Në Mosul gjendet edhe kontingjenti i trupave komando të Shqipërisë.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Turqisë Abdullah Gyl ka konfirmuar se sot janë liruar dy shoferët turq që ishin rrëmbyer në Irak.
Po sot, një ndërmjetësues irakien tha se katër pengjit jordanezë gjithashtu janë liruar, dhe tani gjenden në qytetin Fallujah, në perëndim të Bagdadit.
Qeveria e Jordanit ende nuk e ka konfirmuar lajmin.
XS
SM
MD
LG