Ndërlidhjet

UASHINGTON


Organizata Freedom House me seli në Uashington ka pohuar se dhuna në Irak dhe mediat e vendit, të cilat nuk monitorohen, e kanë bllokuar procesin drejt lirive më të mëdha të shtypit.
Në raportin e publikuar sot, organizata jofitimprurëse amerikane thotë se rritja e shpejtë e numrit të gazetave, radiostacioneve dhe qasjeve në internet, ka sjellë zhvillim të shpejtë të lirisë së shprehjes.
Por grupi thotë se pasiguria e gjerë në Irak e kërcënon zhvillimin e mediave vërtetë të pavarura.
Freedom House sugjeron se autoritetet e Irakut duhet ta ndihmojnë profesionalizmin në mesin e gazetarëve, si dhe ta nxitin pluralizmin në mediat e ndryshme.
XS
SM
MD
LG