Ndërlidhjet

logo-print

KARTUM


Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin e Sudanit Kartum kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, e cila i hap rrugën intervenimit të mundshëm ndërkombëtar në rajonin e trazuar Darfur në perëndim të vendit.
Rezoluta e 30 korrikut i jep regjimit të Sudanit 30 ditë të çarmatosë milicitë proqeveritare arabe, që ushtrojnë dhunë sistematike kundër popullatës së zezë afrikane.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në konfliktin e gjatë 17 muaj janë vrarë rreth 30 mijë njerëz, ndërsa mbi një milion i kanë braktisur shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG