Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në vargun e rrëmbimeve të të huajve në Irak, Shtetet e Bashkuara edhe një herë ripërsëritën se nuk do t'i plotësojnë kërkesat e rrëmbyesve.
Në komunikatën e Departamentit të Shtetit thuhet se forcat e koalicionit besojnë se lëshimi pe ndaj terroristëve vetëm "do t'i vinte në rrezik forcat shumëkombëshe, si dhe vendet tjera që kontribuojnë në rindërtimin dhe ndihmën humanitare në Irak".
Në valën e fundit të dhunës, të paktën 12 veta u vranë dhe 26 u plagosën dje në përleshjet mes kryengritësve dhe policisë irakiene në Mosul.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Kofi Annan tha se siguria e të dërguarit special të tij Ashraf Jehangir Qazi, do të varet nga forcat amerikane, sepse asnjë vend ende nuk ka ofruar trupa për mbrojtjen e personelit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG