Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia do të hapë një zyrë të saj në Kosovë, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Razov.
"Rusia po punon që të sigurojë një prani të saj në Kosovë", ka deklaruar Razov, për të shtuar se "këto hapa janë diktuar nga nevoja për mardhënie më të ngushta me strukturat ndërkombëtare dhe institucionet vendore të Kosovës".
Moska zyrtare ka deklaruar se hapja e kësaj zyre synon që të mundësojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në mundësimin e dialogut Beograd-Prishtinë.
Të njëjtat burime kanë tërhequr vërejtjen se ekziton mundësia e tensioneve të reja mes shqiptarëve dhe serbëve për para zgjedhjeve të tetorit.
XS
SM
MD
LG