Ndërlidhjet

logo-print

BUDAPEST


Hungaria ka kërkuar nga Beogradi zyrtar t'i japë fund incidenteve të dhunës kundër pakicës hungareze, incidente që janë shtuar së tepërmi kohët e fundit.
Këto shqetësime i janë bërë të ditura kryeministrit serb, Koshtunica, përmes një letre të dërguar nga shefi i diplomacisë hungareze, Kovac. Ky i fundit në mes të tjerash thotë se shpreson se Hungaria nuk do të jetë e detyruar që t'i bëjë thirrje strukturave evropiane që të ndërhyjnë në mbrojtje të popullsisë hungareze në Serbi.
Hungaria është anëtare e NATO-s prej vitit 1999, dhe nga një maji i kaluar edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG