Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një person i panjohur, ka kërkuar sot nëpërmjet telefonit 100 mijë euro, kusht për lirimin e një djaloshi shqipëtarë nga rrethi i Ferizajit që mbahet i kidnapuar. 5 vjeçari, Argjend Muhaxhiri është kidnapuar para shtëpisë së tij në fshatin Dremjan të Ferizajt. Bëhet e ditur se babai i tij, Naser Muhaxhiri është pronar i një moteli në Ferizaj, ndërkaq që disa anëtarë të familjes punojnë në shtete të jashtme. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se "policia është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe se është në rrugë të mirë për të gjetur këtë grup mafioz".
XS
SM
MD
LG