Ndërlidhjet

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR ZGJEDHJE TË QETA NË KOSOVË


NADIE AHMETI, PRISHTINË

Më qëllim që zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 23 tetor në Kosovë, të jenë të lira, demokratike, transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe që si të tilla të zhvillohen në një ambient të qetë dhe të sigurtë, Sekretariati i Këshillit Qëndror Zgjedhor dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi më Policinë e administratës ndërkombëtare dhe forcat paqëruajtese të KFOR-It. Adnan Merovci drejtues i Sekretariatit ka thënë se ky nënshkrim bëhet më qëllim të vullnetit të mirë të këtyre palëve.
“Policia e Unmik-ut dhe KFOR-it është sinonim dhe vetë siguria e Kosovës, për këtë po dëshirojmë edhe sot që të ngrisim besimin e popullatës dhe votuesve ku SKQZ-ja, OSBE-ja, KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi më qëllim që procesi i zgjedhjeve të të zhvillohet i qetë. .
Zëvendësi i shefit të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Jens Modvig, shpjegoi vetë efektin që do të ketë memorandumi i nënshkruar.
“Në këtë mënyrë funksionon demokracia çdo kund, jam shumë i kënaqur që në këtë memorandum të mirëkuptimit paraqiten procedurat që do të parandalojnë shpërthimin e dhunës në prag të zgjedhjeve të tetori”, tha zoti Modvig.
Mario Mariolo, zëvendës komandant i forcave paqeruajtëse tha se KFOR-i po punon çdo ditë në Kosovë për sigurinë e qytetarëve e në këtë rast edhe për zgjedhjet që priten të mbahen në tetor.
“Do të ofrojmë të gjitha mundësitë tona që zgjedhjet të kalojnë qetë, ta qetësojmë situaten, dhe për të mundësuar zgjedhje të lira do të kontribojmë në evitimin e cfarëdo parregullësie”, tha zoti Mariolo.
Nëshkruesit e memorandumit thanë se ai është hartuar në kuadër të një fushate për organizimin e zgjedhjeve të qeta, edhe pse deri më tash, sipas tyre, nuk ka pasur ndonjë kërcënim specific mbi mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Ndërkohë edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, në një konferencë më gazetarë ka shpalosur programin e vet për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 tetorit. Ibrahim Makolli, anëtar i Këshillit ka thënë se KMLDNJ-ja ka aplikuar për akreditimin e 90 vëzhguesve që do të angazhohen në fazën e parë. Gjatë kësaj kohe, vëzhguesit do të monitorojnë aktivitetet e Komisioneve Komunale Zgjedhore, aktivitetet e e subjeketeve politike, shpenzimet e tyre gjatë zgjedhjeve dhe faktet e mundshme të dhunës gjatë fushatës zgjedhore. Zoti Makolli gjithashtu shpjegoi edhe angazhimin e Këshillit edhe në fazën e dytë “Në radhe të parë qëllimet tona të vëzhgimit janë që përmes vëzhgimit të sigurojmë që procesi zgjedhor është i drejtë, fer dhe transparentë. Pastaj një nga qëllimet është sigurimi i besueshmërisë së zgjedhjeve përmes monitorimit dhe raportimit të paanshëm sepse edhe subjektet politike do të kënë vezhguesit e tyre, mirëpo ata do të jene të fokusuar në interesat partiake. Prandaj do të mundohemi edhe në eliminimin e parregullësive të mundshmë gjatë gjitha zgjedhjve .
Sidoqoftë, megjithë përgatitjet që kanë filluar të intensifikohen në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, e vetmhja cështje e paqartë mbetet ajo e pjesëmarrjes së komunitetit serb në këto zgjedhje. Qëndrimet e këtij komuniteti në këtë kuadër janë të ndara dhe në pritje të një qëndrimi unanim të Beogradit zyrtar.
XS
SM
MD
LG