Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian Iljad Allaui ka shpallur sot një amnesti për kryengritësit e Irakut, të cilët posedojnë armë pa leje. Megjithatë, amnestia e cila do të zgjatë 30 ditë nuk do të vlejë për kryengritësit të cilët kanë kryer vepra të rënda penale, siç janë sulmet apo vrasjet.
Më vonë duke folur për liderin radikal shiitë- Moktada Al-Sadr, kryministri Allaui tha se "e ka ftuar Al-Sadrin që të merr pjesë në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm. Qytetarëve të Irakut duhet t'ju mundësohet , që ta thonë fjalën e vet dhe Al Sadri mund të jetë njëri të cilin populli i Irakut do ta zgjedh si lider të vetin. Ky është një vendim që do ta merr populli i Irakut", ka thënë Allaui.
ndërkohë, po sot, një grup militant islamik ka kërcënuar me vdekje kryeministrin irakian Iljad Allaui dhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë së përkohëshme irakiane.
XS
SM
MD
LG