Ndërlidhjet

DUBAI


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit Ricard Armitage në disa vërejtje të publikura sot lidhur me Iranin dhe Sirinë ka kërkuar që këto dy vende ti ndalin depërtimet e dyshuara në Irakun fqinjë. Armitage ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në masën më të madhe është ballafaquar me elemente kryengritëse që në të shumtën e rasteve janë përkrahës të ish regjimit. Këto komente Ricard Armitage i bëri në një intervistë që u botua sot në gazetën Al-hajat të Dubajit.
XS
SM
MD
LG