Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Ministri i mbrojtjes i Iranit, Ali Shamkhani sot ka hedhur poshtë akuzat se Teherani kishte siguruar hapësirëa për realizimin e provave të Koresë Veiore për raketat me rreze të gjatë të veprimit, të projektuara për lansimin e kokave bërthamore, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit. Zoti Shamkhani ka thënë se "Irani nuk bashkëpunon me Korenë Verirore, në fushën e teknologjisë raketore dhe se nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë". Para dy ditësh, një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, George Bush ka thënë se Koreja Veriore po e furnizonte Iranin me informata teknologjike dhe se kishte dyshime se në këtë vend ishin zhvilluar prova të programeve të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG