Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i Irakut, Iyad Allawi ka ftuar sot liderin radikal fetar shiitë, Moqtada al-Sadr që të kandidohet në zgjedhjet irakiane në janar të vitit të ardhshëm. Zoti Allawi ka thënë se kandidatura e liderit fetar al-Sadr do ti jepte mundësi popullit të Irakut që të zgjedhë:
-Nga kjo platformë e ftoj Moqtada al-Sadrin që të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Populli i Irakut do ta thotë fjalën e vet dhe ai do të mund të ishte njëri nga ata që nga populli i Irakut do të mund të zgjidhej si lider. Kjo është zgjedhje për popullin e Irakut.

Kjo ftesë u bë në momentin kur po vazhdojnë përleshjet e ashpra ndërmjet forcave të Shteteve të Bashkuara dhe përkrahësve të armatosur të al-Sadrit në qytetin Naxhaf. Sot është dita e tretë e njëpasnjëshme e luftimeve të ashpra. Kryeministri Allawi ka thënë se shumica e kryengritësve të armatosur janë kriminelë të zakonmshëm pa ndonjë lidhje të vërtetë me al-Sadrin.
XS
SM
MD
LG