Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët thonë se të paktën 43 persona kanë vdekur gjatë luftimeve në mes të forcave amerikane dhe militantëve shiitë në 24 orët e fundit në qytetin e Naxhafit.
Kryeminstri irakian Iyad Allawi ka bërë një vizitë të paparalajmëruar sot në Naxhaf, duke kërkuar nga militanët që të ndërpresin përleshjet me forcat amerikane. Ai më herët ka ftuar klerikun radikal Moqtada al Sadr që të marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për vitin e ardhshëm. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka shprehur keqardhje për sulmet e fundit në Irak, duke thënë se "Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë në negociatat që do ta përfundonin dhunën në Irak".
XS
SM
MD
LG