Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Këshilli i Evropës do të fillojë misionin e tij të katërt në vëzhgimin e zgjedhjeve të vjeshtës në Kosovë. Ekipi prej 14 vëzhguesve do të fillojë nesër punën duke u shpërndarë në qendrat më të mëdha të Kosovës, thuhet në një komunikatë të Misionit të Këshillit të Evropës në Kosovë.
"Shpresojmë që zgjedhjet të jenë të lira, korrekte dhe transparente dhe që të gjitha komunitetet të marrin pjesë në to", ka thënë kryesuesi i Misionit, diplomati bullgar Andrey Tehov. Vëzhgimi do të bëhet në tri faza: ai i regjistrimit të votuesve, vëzhgimi i fushatës elektorale si dhe i numërimit të votave.
XS
SM
MD
LG