Ndërlidhjet

logo-print

STAMBOLL


Ministri turk i Punëve të Brendshme Abdylkadir Aksu, nuk ka përjashtuar mundësinë që sulmet e sotme në Stamboll, ti kenë kryer rrebelët kurd. Nga shpërthimet që ndodhën sot në dy hotele dhe në një rafineri gazi në Stamboll, mbetën të vdekur dy persona ndërkaq që 11 të tjerë u lënduan. Edhe shefi i policisë Xhelaletin Xherrah, citohet të ketë thënë se "sulmi mund të jetë terrorist, megjithatë hetimet janë duke vazhduar".
"Kam dëgjuar nga disa klientë se dikush ka thirrur 6 minuta para shpërthimit dhe ka treguar se një bombë gjendej në hotel", ka thënë një dëshmitarë. Bëhet e ditur se deri më tani janë arrestar 4 persona të dyshuar.
XS
SM
MD
LG