Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka nominuar sot kryetarin e Komitetit të Shërbimeve Informative të Kongresit, Porter Goss për drejtor të CIA-s. Kongresmeni nga Florida, Goss do ta zëvendësojë ish drejtorin e CIA-së George Tenet i cili dha dorëheqje muajin e kaluar pas kritikave që iu bënë për dështim të shërbimeve të zbulimit rreth sulmeve të 11 shtatorit dhe të informacioneve për armë të shkatërrimit në masë në Irak, që njëherit e çuan vendin në luftë.
Vendimin për emërimin e Goss-it në krye të CIA-së, presidenti amerikan George Bush e mori sot.
"Porter Goss, do të sjellë një përvojë të gjërë për këtë punë përgjegjëse. Ai është ish oficer i shërbimit ushtarak të zbulimit dhe ka një dekadë përvojë në shërbimin e fshehtë të CIA-së. Ai e njeh këtë shërbim dhe e di se çfarë masa duhet ndërmirren me qëllim të përforcimit të këtij institucioni", ka thënë presidenti Bush.
Republikani 65 vjeçar nga Florida, Porter Goss më herët ka qenë operativist i CIA-së dhe oficer i shërbimeve të zbulimit pranë Ushtrisë Amerikane.
XS
SM
MD
LG