Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Hetues të Tribunalit Ndërkombëtarë të Hagës kanë marrë në pyetje ish zyrtarë të lartë të sigurimit në Maqedoni, lidhur me krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, kanë raportuar sot mediat lokale. I pari në listën prej afro 20 ish zyrtarëve ishte edhe shefi i dikurshëm i shërbimit të sigurimit shtetëror Goran Mitrevski. Ai ishte pyetur lidhur me rolin e tij në aksionet e policisë speciale në fshatin Luboten afër Shkupit, që rezultoi me 10 shqipëtarë të vrarë. Agjencitë e lajmeve më tutje raportojnë se avokati i tij, Sasha Dukovski ka thënë se klienti i tij nuk ka përgjegjësi për rastin e Lubotenit.
XS
SM
MD
LG