Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ekspertë të mjekësisë ligjore, kanë deklaruar sot se kanë përfunduar gërmimet në një varrezë masive në pjesën lindore të Bosnjes që ishte zbuluar kohë më parë. Nga kjo varrezë, janë ekshumuar trupat e më shumë se 200 personave të vrarë gjatë luftës në Bosnje. Supozohet se viktimat janë musliman të Bosnjes që kanë jetuar në fshatin Bratunac, ku edhe është zbuluar varreza e që ishin vrarë nga bashkëfshatarët e tyre serb në vitin 1992. Mbetjet e trupave të gjetur, do të dërgohen për analiza të ADN-së në përpjekje të identifikimit të tyre.
XS
SM
MD
LG