Ndërlidhjet

BAGDAD


Luftimet ndërmjet forcave amerikane dhe atyre të klerikut radikal Moqtada Al-Sadr në Naxhaf, janë duke vazhduar edhe sot. Bëhet e ditur se ushtarët amerikanë kanë përdorur helikopterë dhe armë të tjera për të sulmuar caqet e kryengritësve. Koloneli i marinsave amerikanë Anthony Haslam, ka thënë sot në Naxhaf se "ushtria amerikane nuk do t'ju lejojë kryengritësve që ti shfytëzojnë pozicionet e tyre si bazë të operimit. Gjatë ditës, ushtarët amerikanë u kanë bërë thirrje civilëve irakianë që të evakuohen nga zona ku po zhvillohen luftimet.
"Lëshojeni vendin në mënyrë të qetë. Nuk ka armëpushim me personat e armatosur. Thërrasim popullin që të bashkëpunojnë me policinë dhe ushtrinë irakiane dhe të evakuohen nga zonat", kanë apeluar ushtarët amerikanë. Luftimet në Naxhaf po vazhdojnë për të gjashtën ditë me rradhë.
XS
SM
MD
LG