Ndërlidhjet

TEHERAN


Kërcënimet se cështja do dërgohet për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit nuk do bëjnë që Irani të heqë dorë nga zhvilllimi i teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore, ka deklaruar presidenti i Iranit Mohamed Khatami. Kjo deklaratë erdhi pas atyre të zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë shprehur besimin se bashkësia ndërkombëtare do të dijë të zgjidhë cështjen e programeve bërthamore të Teheranit. Ekspertët ndërkombëtarë të energjisë bërthamore kanë gjetur gjurmë të uraniumit të pasuruar në Iran, që përdoret për prodhimin e bombave.
XS
SM
MD
LG