Ndërlidhjet

BAGDAD


Ka vazhduar shkëmbim zjarri në qytetin e shenjtë shiit Najaf, ku tashmë 7 ditë vazhdojnë luftimet e marincave amerikanë dhe luftëtarëve besnikë të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Ky i fundit i ka kërkuar milicisë së tij t'i vazhdojë luftimet edhe po qe se, ai kapet apo vritet.
Ushtria amerikane ndërkaq ka thënë se dy marinca janë vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur në rrëzimin e një helikopteri ushtarak në perëndim të Bagdadit.
Ndërkohë bëhet e ditur se këshilltari për çështje të sigurisë kombëtare në Irak Muafak Al-Rubaje ka arritur sot në Naxhaf ku pritet të takohet me liderin radikal të shiitëve Moktada al-Sadr në përpjekje për të ndalur luftimes mes forcave të tij dhe ushtrisë amerikane.
Sot pasdite, ndërkaq, në Kombet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë nëse do t'ia zgjasë për një vit mandatin e misionit të vet në Irak.
XS
SM
MD
LG