Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Komisionit ndërministror, ministri Behxhet Brajshori, u takua sot me delegacionin fetar amerikan, i cili prej dy ditësh po qëndron për vizitë në Kosovë, për të vizituar objektet fetare të kultit të shkatërruara gjatë trazirave të marsit. Ministri Brajshori me këtë rast tha se "Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të sigurojë fonde të mjaftueshme për rindërtimin e të gjitha objekteve fetare të dëmtuara gjatë trazirave të marsit".
Ndërkohë, ministri Brajshori, sot ua dorëzojë çelësat e shtëpive të riparuara, pronarëve në Çagllavicë. Sipas komisionit procesi i rindërtimit të objekteve të shkatërruara në mars, po zhvillohet me dinamikën e planifikuar dhe do të finalizohet gjatë tetorit.
XS
SM
MD
LG