Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Marinsat amerikanë së bashku me forcat irakiane kanë shkallëzuar sulmet e tyre ndaj militantëve shiitë në Naxhaf. Forcat ushtarake kanë arritur që të rrethojnë qendrën e qytetit, mirëpo koloneli i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Jim Rainey ka thënë se "ushtarët amerikanë janë munduar të qëndrojnë larg xhamisë së Imam Aliut ku një numër i madhë i militantëve janë të pozicionuar.
"Tani jemi në procesin e mbikqyrjes së operacioneve të militantëve në rajonin e Naxhafit, duke qenë njëherit shumë të kujdeshëm që të mos afrohemi pranë xhamisë, me qëllim që mos të shkaktojmë dëme në atë pjesë. Jemi të përmbajtur në operacionet tona, me vet faktin se ne jemi këtu për tu përgjigjur në kërkesën e kryetarit të bashkisë së Naxhafit, i cili ka kërkuar nga ne të ndihmojmë në rivendosjen e ligjit, rregullave dhe kontrollit", ka thënë koloneli Rainey.
Sipas dëshmitarëve, marinsat amerikanë kanë bastisur sot shtëpinë e klerikut radikal Moktada Al-Sadr, i cili është duke e udhëhequr kryengritjen e militantëve në Irak. Qeveria irakiane ka njoftuar poashtu se më shumë se 70 persona janë vrarë gjatë përleshjeve të fundit në qytetin Kut në juglindje të Irakut.
XS
SM
MD
LG