Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka aprovuar sot një rezolutë me të cilën i zgjatë mandatin misionit të vet në Irak edhe për një vit. Megjithatë, misionit i është kufizuar vendosja e tyre në Irak për shkak të gjendjes së pasigurtë që po vazhdon atje. Ambasadori pakistanez në Kombet e Bashkuara, Munir Akram, ka thënë sot se "është votuar unanimisht që OKB-ja duhet të shpreh angazhimin e vet në Irak".
"Është tregues i qartë për vazhdimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Sigurimit, që të luajnë një rol në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak", ka thënë Akram. Ndërkohë, disa shtete të Linjdes së Mesme, kanë shfaqur sot shqetësimin e tyre për ofenzivat masive ushtarake që kanë përfshierë qytetin Naxhaf të Irakut. Liga arabe me seli në Kajro i ka ftuar palët në konflikt në Irak që të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje që do të ishte e kënaqshme për të dyja palët.
XS
SM
MD
LG