Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kreu i ardhshëm i Komisionit Evropian Jose Manuel Durao Barroso ka publikuar sot ndryshimet në kabinetin evropian. Ish kryeministri portugez Durrao Barroso, ka thënë sot se ky komision do të punojë për zhvillimin e mëtejshëm të 25 vendeve anëtare. Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së Barroso tha se "sa i përket zgjerimit, së pari do të jenë Bullgaria dhe Rumania. Pas tyre vjen Kroacia derisa duhet të presin lidhur me propozimet që do të vijnë nga komisioni aktual evropian i drejtuar nga Romano Prodi lidhur me Turqinë. Natyrisht ne do të shqyrtojmë edhe mundësitë të tjera, por është fakt se do të kemi shumë më pak punë në drejtim të anëtarsimit të vendeve të reja krahasuar me vitet e kaluara", ka thënë Barroso.
XS
SM
MD
LG