Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Kleriku radikal shiitë Moqtada al-Sadr është plagosur gjatë luftimeve me forcat amerikane në Naxhaf, duke marrë tre plagë, që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Al-Sadrit. Në një konferencë të mbajtur në Bagdad, një nga bashkëpuntorët e al Sadrit, Abdel al Daraji ka ftuar irakianët që të tregojnë më shumë përkrahje për Naxhafin.
"Ftohen të gjithë civilët irakianë që të marshojnë në mënyrë paqësore drejt Naxhafit, që ta rrethojnë dhe të shërbejnë si mburojë njerzore për xhaminë e Ali Imamit", ka thënë Daraji. Ndërkohë bëhet e ditur se qeveria irakiane ka mohuar që kleriku radikal Moqtada al-Sadr të jetë plagosur gjatë përleshjeve me forcat amerikane në Naxhaf.
Forcat amerikane kanë nisur gjatë 24 orëve të fundit ofensivën përfundimtare kundër mbështetësve të Al-Sadrit. Ndërkaq mësohet se në Basra, militantët kanë rrëmbyer një gazetar britanik të gazetës "Daily Telegraf".
XS
SM
MD
LG