Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Mijëra mbështetës të Moqtada al-Sadrit parakaluan nëpër rrugët e Bagdadit pas raporteve se kleriku shiit ishte plagosur gjatë luftimeve me trupat amerikane në qytetin e shenjtë Najaf.
Protestuesit, duke thënë se janë të gatshëm të vdesin për al-Sadrin, u tubuan para selisë së presidentit të përkohshëm të Irakut Iyad Allawi.
Zyrtarët e qeverisë së Irakut i mohuan raportet e zëdhënësit të al-Sadrit, se kleriku kishte marrë plagë të lehta gjatë luftimeve mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë, në Najaf mbretëron qetësi relative derisa zyrtarët irakienë i vazhdojnë negociatat për përfundimin e luftimeve, që filluan para 9 ditësh.
Majori Bob Pizzateli tha se forcat amerikane janë urdhëruar për momentin t'i ndërpresin luftimet.
Në një zhvillim tjetër, një shtetas britanik që besohet të jetë reporter i gazetës "Sunday Telegraph", njoftohet se është rrëmbyer në Basra.
Rrëmbyesit janë kërcënuar ta vrasin nëse sulmet në Najaf nuk përfundojnë brenda 24 orëve.
Nga Irani ndërkaq njoftohet se mijëra veta protestuan në Teheran kundër operacioneve amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG