Ndërlidhjet

ATHINË


Lojërat Olimpike Verore 2004 u hapën në Athinë me shkëlqimin e inspiruar nga mitologjia greke dhe kremtimin e kthimit të olimpiadës në Greqi.
Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë rreth 10 mijë e 500 atletë nga 202 vende, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar edhe shumë liderë botërorë, si presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Jacques Chirac, kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Për sigurinë do të kujdesen rreth 7 mijë pjesëtarë të forcave greke të sigurisë, të mbështetur nga trupa, luftanijet dhe aeroplanët e NATO-s.
Lojërat olimpike në Greqi e kanë zanafillën në vitin 776 para erës sonë, ndërsa lojërat e para Olimpike moderne u mbajtën në Athinë në vitin 1896.
XS
SM
MD
LG