Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka paralajmëruar se Kosova do të mbetet politikisht jostabile nëse dhune e motivuar etnikisht kalon pa u ndëshkuar.
Në deklaratën e zyrës së presidencës, të lëshuar në njëvjetorin e vrasjes së dy të rinjve serbë në Kosovë, kërkohet që përgjegjësit për incidentin e gushtit 2003 të arrestohen dhe të sjellen para drejtësisë.
Ivica Jovoviq dhe Pantelija Dakiq u vranë kur një sulmues hapi zjarr derisa një grup të rinjsh serbë laheshin në lum.
Tadiq tha se nëse sulmuesit mbeten pa u ndëshkuar, në Kosovë nuk do të jetë i mundshëm "as stabiliteti e as zgjidhja politike".
XS
SM
MD
LG