Ndërlidhjet

SHKUP


Në 3 vjetorin e nënshkrimit, zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara i lëvduan përpjekjet e Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes paqësore të vitit 2001.
Në deklaratën e përbashkët, përfaqësuesi special i BE-së Michael Sahlin dhe ambasadori amerikan Lawrence Buttler e mirëpritën miratimin e pjesëve kyçe të ligjit për decentralizim, duke thënë se masat e reja do t'i ndihmojnë Maqedonisë "të arrijë demokraci reale".
Ata gjithashtu e përshëndetën progresin "drejt qëllimit të Maqedonisë shumetnike dhe unitare të integruar në bashkimin Evropian".
XS
SM
MD
LG