Ndërlidhjet

logo-print

NAJAF


Në qytetin e shenjtë shiitë Najaf, vazhdon të jetë në fuqi armëpushimi i përkohshëm. Pas më shumë se një javë luftimesh të rënda, sot gjendja raportohet të jetë e qetë. Kleriku radikal shiitë-Moqtada al-Sadr ka vënë kushte për t'u dhënë fund luftimeve, që parashohin tërheqjen e forcave amerikane nga Najafi dhe amnisti për luftëtarët e al-Sadrit. Është raportuar se gjatë luftimeve të djeshme, al-Sadri u lëndua lehtë, megjithatë para ithtarëve të vet në tempullin e Imam Aliut në Najaf, ai u zotua për rezistencë të vazhdueshme dhe i bëri thirrje qeverisë të jap dorëheqje.
XS
SM
MD
LG