Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Papa Gjon Pali i dytë ka arritur sot për një vizitë në Tempullin e Lurdit, në jugperendim të Francës. Fillimisht ai është takuar me presidentin francez Zhak Shirak. Pas takimit, Papa Gjon Pali tha se "kisha katolike është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha qeveritë që dëshirojnë të punojnë për liri, barazi dhe për të mirën e njerëzimit kudo në botë". Ndërkaq presidenti Shirak me këtë rast u shpreh, se "prezenca e Papa Gjon Palit,përkujdesja dhe shembulli i tij do të rindezin pasionin e të gjitha grave dhe burrave të cilët nga vuajtjet që i kanë detyrohen të shkojnë të luten në tempullin e Lurdit, që njëherit njihet si vend i shpresës dhe i besimit", ka thënë Shirak.
Papa Gjon Pali i dytë në Tempullin e Lurdit do të qëndrojë dy ditë.
XS
SM
MD
LG