Ndërlidhjet

TBILISI


Zyrtarë gjeorgjian i kanë paralajmeruar sot kryengritësit në rajonin e Osetisë Jugore se çfarëdo përpjekje për të sulmuar trupat ushtarake të Gjeorgjisë, do të hasë në kundëpërgjigje. Ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Giorgi Baramidze ka thënë se "trupat e tij janë të gatshëm të zbrapsin kryengritësit, të cilët sulmojnë gjeorgjianët që jetojnë në Osetinë Jugore".
"Do të bëjmë gjithqka që është e mundur për t'ju shmangur luftës. Nuk është aspak në interes të Gjeorgjisë të zhvillojë luftë. Ne nuk e duam luftën. Mirpo, nëse lufta është e pashmangshme, ne do të luftojmë me ata që na sulmojnë. Gjeorgjia është vendi ynë dhe këta janë njerëzit tanë", tha Baramidze, pas vrasjes së mbrëmshme të dy paqëruajtës gjeorgjianë nga kryengritësit e Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG