Ndërlidhjet

logo-print

CINCINNATY


Forcat e Shteteve të Bashkuara përpiqen t'ia dalin mbanë në misionet në Irak dhe në Afganistan, me atë që presidenti George Bush e quan luftë kundër terrorizmit.
Presidenti amerikan tha se nga Evropa dhe Azia Lindore planifikon t'i tërheqë rreth 70 mijë trupa. Disa prej tyre do të vendosen në pozicione të reja në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Duke folur në Konventën e Veteranëve të Luftës në qytetin Cincinnati, presidenti tha.
"Megjithëse ende kemi prani të rëndësishme tejoqeanike, sipas planit që e bëj publik sot, në 10 vitet e ardhshme do t'i kthejmë në shtëpi rreth 60 mijë deri 70 mijë personel të uniformuar ushtarak", tha Bush, për të shtuar se gjithashtu do të zhvendosen edhe rreth 100 mijë anëtarë të familjeve të ushtarëve.
Bushi tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta ridefinojnë praninë e tyre ndërkombëtare nisur nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve të reja globale si Al-Kaida.
"Bota ka ndryshuar dukshëm. Bashkë me të duhet të ndryshojë edhe qëndrimi ynë, për hir të familjeve të ushtarëve dhe të taksapaguesve, duhet të jemi më efektivë në projektimin e fuqisë sonë dhe përhapjen e paqes dhe lirisë", tha presidenti amerikan.
Ai nuk dha detaje tjera të ristrukturimit të ushtrisë, por bëhet e ditur se shumica e tyre do të dërgohen në bazat ushtarake në Amerikë.
XS
SM
MD
LG