Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Qeveria e Izraelit sot dha leje për ndërtimin e rreth 1.000 shtëpive në vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor.
Kryeministri palestinez Ahmed Qorei e dënoi planin, duke thënë se ai është i fundit në vargun e hapave të Izraelit kundër paqes.
"Ata nga njëra anë i zgjërojnë vendbanimet, nga ana tjetër i torturojnë dhe ua shkelin të drejtat të burgosurve tanë, kurse vazhdojnë të ndërtojnë edhe mure", tha Qorei.
Ditë më parë, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell i shprehu homologut izraelit Silvan Shalom "dëshpërimin" e tij nga mungesa e progresit në planin e paqes, i cili e obligon Izraelin t'i pezullojë të gjitha aktivitetet në vendbanimet në territoret e pushtuara.
XS
SM
MD
LG