Ndërlidhjet

APPEN/GJERMANI


Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Peter Struck tha se planet e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen dhe zhvendosjen e mijëra trupave nga Evropa dhe Azia do të jenë "humbje e rëndë" për Gjermaninë.
"Në çdo lokacion në Gjermani, ku janë stacionuar amerikanët ka patur marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërmjet ushtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara apo Forcave Ajrore dhe popullatës gjermane. Është humbje e rëndë për shumë rajone, por është vendim i presidentit amerikan", tha Struck, për të shtuar.
Në Moskë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov tha se nuk është i shqetësuar nga planet amerikane për zhvendosjen e mijëra trupave nga Evropa në Azi, dhe se në këto plane nuk ka asgjë "alarmante".
XS
SM
MD
LG