Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet anëtare të NATO-së kanë mirëpritur planin e presidentit amerikan George Bush për zvogëlimin e numrit të trupave të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Azi. Shtetet e Bashkuara kanë informuar sot përfaqësuesit e 25 vendeve anëtare të NATO-së për planin e tërheqjes së trupave të veta nga Evropa Perendimore, dhe Azia. Robert Psezel zëdhënës i aleancës tha me këtë rast se "iniciativa e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave është në përputhje me castin e NATO-së për krijimin e forcave më të lëvizshme dhe më praktike".
XS
SM
MD
LG