Ndërlidhjet

RAMALLAH


Ligjëvënësit palestinezë e kanë ftuar liderin Jaser Arafat që të marrë masa konkrete në përmirsimin e gabimeve të qeverisë së tij. Në një paraqitje para ligjëvënësve Arafat tha se "disa zyrtarë palestinez kanë bërë gabime të papranueshme", duke mos dhënë hollësi për vepirmet e tij me qëllim të përmirësimit të atyre gabimeve.
"Është e vërtet se ka pasur praktika të papranueshme në disa institucione, dhe disa nga ato ishin të papërgjegjshme si dhe kanë keqpërdorur pozitat e tyre. Mirpo, nuk ka pasur përpjekje të mjaftueshme për zbatimin e drejtësisë, pavarsisë së sistemit ligjor dhe transparencës", ka thënë Arafat.
Ky është një rast i rrallë që Arafat të ketë pranuar gabimet e veta. Lideri veteran palestinez është zotuar gjithashtu për reformim të autoritetit palestinez.
XS
SM
MD
LG