"UNMIK-u duhet të caktojë institucionin për zgjidhjen e statusit të Kosovës", ka deklaruar ambasadori i Austrisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Volfgang Petriç. Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, Petriç, citohet të ketë thënë se "formula 'Standardet para statusit' është tejkaluar, dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të themelojë një institucion që do të merrej me çështjen e statusit të Kosovës, në mënyrë të pavarur.