Ndërlidhjet

NAJAF


"Kleriku radikal shiitë Moqtada al-Sadr ka refuzuar kërkesat e qeverisë irakiane për të ndaluar kryengritjen e tij ndaj forcave amerikane në Najaf ", bëri të ditur një zyrtarë i afërt i al-Sadrit. Moqtada al-Sadr, mbrëmë kishte pranuar të ndalojë luftimet dhe armëpushimi të mbetet në fuqi përderisa forcat e tij të tërhiqen.
Nga ana tjetër ministri irakian i Punëve të Brendshme, Kasem Daod, ka deklaruar sot se "al-Sadri duhet të paraqitet në ndonjë konferencë dhe të deklarojë qartë se ai i çarmatosë forcat e tij ose në në kundërtën dëshiron të përballet më ofenzivë masive.
"Moqtada al-Sadr duhet të deklarojë personalisht në ndonjë konferencë për shtyp se ai do ta shpartallojë të ashtuquajturën "Ushtrinë e Mehdiut". Çështja kryesore është çmilitarizimi i forcave të tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të paraqitet personalisht e jo nëpërmjet përfaqësuesve të tij", ka thënë Daod.
Në zhvillime të tjera është njoftuar për disa shpërthime dhe të shtëna në Najaf, nga të cilat së paku pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG