Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm irakien Ilyad Allaui sot ka bërë thirrjen e fundit për muslimanët shiitë në qytetin e shenjtë të Najafit që të çarmatosen dhe të lirojnë tempullin e Imam Aliut. Gjatë një konference në Bagdad, kryeministri Allaui ka ftuar poashtu liderin radikal të shiitëve Moqtada al-Sadr, që të pranojë kërkesën e qeverisë për të përfunduar luftimet në Najaf. Allaui më tej ka thënë se "në momentin që qeveria e përkohëshme të dëgjojë nga al-Sadri se është i vendosur që t'i zbatojë këto kushte, atëherë qeveria do t'ju sigurojë mbrojtje al-Sadrit dhe grupit të tij".
Më herët, kleriku radikal Moqtada al-Sadr ka refuzuar kërkesën e qeverisë për ndërprerjen e luftimeve në Najaf.
XS
SM
MD
LG